fbpx

Izraelitët nesër luajnë me Kosovën në “Zahir Pajaziti”, Policia e Kosovës ‘blindon’ Podujevën

nga Revista Kosovarja

Nesër në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, do të zhvillohet ndeshja kualifikuese në kuadër të UEFA-s për kualifikime EURO2024 U21, në mes të kombëtares së Kosovës dhe Izraelit.

Në organizim të kësaj ndeshje janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për siguri në perimetrin e brendshëm.

Policia e Kosovës ka blinduar qytetin e Podujevës një ditë para se të luhet ndeshja.

Shumë rrugë të Podujevës janë bllokuar dhe se qarkullimi me automjeteve është rreptësishtë i ndaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]