fbpx

Ja çfarë ndodh nëse nuk e pastroni makijazhin kur flini

nga Revista Kosovarja

Ndoshta të gjitha prej jush ndonjëherë keni harruar apo keni përtuar ta pastroni makijazhin nga fytyra para se të keni rënë në gjumë.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme ta bëni shprehi pastrimin e makijazhit, ndërsa nëse dilni natën për t’u dehur, atëherë kërkoni nga partneri që pasi të ktheheni t’ua pastroj ai.

Nëse nuk e bëni këtë, ekspertët thonë se ju mund të jeni duke i shkaktuar dëme serioze lëkurës.

Dr. Tatiana, dermatologe, shpjegon se makijazhi ka një tendencë për t’i mbyllur poret, dhe se pastrimi i makijazhit në fund të ditës i ndihmon poret të pastrohen nga makijazhi.

Por, nëse nuk e bëni këtë, ju jeni duke i mbyllur poret me materiale vajore të cilat i shkaktojnë ato të zmadhohen, pezmatohen dhe t’ju mbetet shenjë në fytyrë.

Nuk përfundon gjithçka këtu, përveç kësaj, makijazhi në lëkurën tuaj pastaj e absorbon ndotjen dhe bakteret, që do të thotë se lëkura shumë shpejt fillon të duket e pa shëndetshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]