Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja kur jeni më të rrezikuar në plazh nga Covid 19

nga Revista Kosovarja

Shëndeti ynë është i rrezikuar nga COVID-19 nëse nuk respektohen masat e rekomanduara nga ekspertët.

Mbi artikull

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë apeloi për kujdes teksa thekson se përhapja e COVID-19 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë distancimin social, masat e higjienës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse.

“Përshtatuni me normalitetin e ri duke u treguar sa me vigjilentë të mbroni shëndetin tuaj”, apelon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale teksa thekson që duhen shmangur ambientet e populluara në plazhe.

Përmes shembujve të publikuar, Ministria e Shëndetësisë informon se frekuentimi i plazheve më pak të populluara dhe ku shezlongët janë të vendosur në distancë nga njëri-tjetri, përbën një rrezik të ulët për t’u prekur nga virusi, në krahasim me plazhet e mbi populluara e ku çadrat janë të vendosura shumë pranë njëra-tjetrës, si një rrezik i madh për t’u infektuar me COVID dhe për ta përhapur si sëmundje.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]