fbpx

Ja kush do të performojë në kurorëzimin e mbretit Charles

nga Revista Kosovarja

Mbretëria e Bashkuar- Mjaft yje botërorë do jenë prezent gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Këngëtarja amerikane Katy Perry do të performojë në koncertin në Kështjellën Windsor. Këngëtarja e “I Kissed A Girl”, Katy, e cila jeton në të njëjtën pronë në Montecito me Harry dhe Meghan, u njoftua dje se do të performojë së bashku me tenorin italian Andrea Bocelli. Ky i fundit do të bëjë duet me yllin e operës nga Uellsi, Sir Bryn Terfel.

Koncerti, i cili zhvillohet një ditë pas shërbimit të Westminster Abbey më 6 maj, do të shfaqet drejtpërdrejt nga BBC. Përveç “yjeve kryesore” do të performojnë edhe pianisti Soul Alexis French dhe kantautorja Freya Ridings.

Katy Perry, 38 vjeç, e cila ka një fëmijë me të fejuarin e saj, aktorin britanik, Orlando Bloom, u bë ambasadore e Charles’s British Asian Trust 3 vjet më parë për të ndihmuar viktimat e trafikimit të fëmijëve. Andrea Bocelli, 64 vjeç, tha: Kam pasur nderin e madh të këndoj për Madhërinë e Saj Mbretëreshën Elizabeth II në disa raste. Tani është një tjetër nder i madh të më kërkohet të performoj në koncertin e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Artistët do të mbështeten nga muzikantë, duke përfshirë një orkestër prej 70 personash dhe banda e mbretit që përbëhet nga Massed Bands of the Household Division dhe Kontesha e Orkestrës së harqeve të Wessex

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]