Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ja pse duhet të pini sa më parë lëng hudhrash

nga Revista Kosovarja

Ka njerëz që bëjnë be e rrufe kundër pirjes së lëngut të pastër të hudhrave. Por pa dyshim me të lexuar përfitimet e pamohueshme të kësaj pije unike, do të ndryshojnë mendje.

Lëngu i hudhrës nxirret duke shtypur ose shtrydhur thelbinjtë e hudhrës, që vjen nga bima me emrin shkencor Allium sativum. Hudhra ka ngjashmëri me qepën dhe është përdorur prej mijëra vitesh në të mirë të shëndetit të njeriut.

Përdorimet e saj jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore janë të panumërta. Të shumtë janë ata që nuk heqin dorë së konsumuari lëngun e hudhrës për shkak se ajo lufton inflamacionin, bakteret, mykun por ka edhe shumë antioksidantë.

Ky lëng përgatitet krejt lehtë dhe është një burim i pasur i alicinës. Ky është përbërësi më aktiv i hudhrës. Lëngu përmban një sërë vitaminash si ajo B dhe C, por edhe minerale si mangani, fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi zinku dhe shumë acide yndyrore mirëbërëse.

Moneytizer Paragrafi 4

Përfitimet kryesore të lëngut të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë. Konsumi i lëngut të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj.

Shumë njerëz përdorin lëngun e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato. Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.

Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit.

Si të përgatisni lëngun e hudhrës
Lëngun e hudhrës mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Përbërësit e nevojshëm janë hudhra dhe shumë durim. 1 kilogramë hudhra do të gjenerojnë 2 filxhanë me lëng, të cilat mund t’i ruani për përdorim të gjatë.

Përbërësit: 1 kilogram hudhër

Hapi 1 – Pastroni thelbinjtë e hudhrës dhe lajini mirë.

Hapi 2 – Hidhni në një mikser ose shtrydhëse për 2-3 minuta.

Hapi 3 – Tulin e mbetur në makineri kullojeni dhe shtrydheni në një enë qelqi.

Hapi 4 – Filtrojeni lëngun e akumuluar të hudhrës për të larguar mbetjet.

Hapi 5 – Hidheni lëngun në një enë për kuba akulli që të parandaloni oksidimin dhe futeni në ngrirje.

Këshilla për servirjen: Kubët e lëngut të akullt të hudhrës mund t’i konsumoni një e nga një nëpër supa, lëngje frutash ose ujë të ngrohtë për gargarë pse edhe për pirje..

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]