Sigurisht që të zotët e konsiderojnë gjithmonë shenjë dashurie; sa herë që qeni ju afrohet në fytyrë, nxjerr gjuhën dhe pa u ‘menduar’ dy herë, nis t’i lëpijë!
Mund të mos jetë e lehtë për t’i refuzuar por, duhet të dini që nuk është aspak higjenike! E përditshmja New York Times, i ka kushtuar çështjes një artikull të tërë, sipas të cilit thuhet se goja e kafshëve është burim bakteresh e infeksionesh. Dr. Neilanjan Nandi i Universitetit të Mjeksisë, në Filadelfia, ka paralamëruar se duhet pasur gjithnjë kujdes!
Disa prej baktereve në gojën e qenëve, mund të transmetohen nga kafsha te njeriu! Salmonela është njëra prej tyre, veçanërisht e rrezikshme për të shkaktuar sëmundje gastrointenstinale! “Gjenden edhe organizma të tjerë te qentë që njeriu nuk mund t’i luftojë prandaj gjëja më e mirë është që të hiqni dorë nga përkëdheljet dhe ato që mund t’i konsideroni puthje, prej tyre!”
Fakt është që qentë e kalojnë më shumë se gjysmën e jetës së tyre, duke nuhatur skutat më të papastra të ambienteve ku jetojnë dhe pikërisht prej kësaj janë të tejmbushur me baktere të llojeve të ndryshme”- përfundon studimi!