Afërdita Dreshaj ka publikuar imazhe nga dita kur u fejua me Jakub.
Afërdita Dreshaj ka qenë në krye të mediave rozë së fundmi për shkak të shtatzënisë së saj.
Ajo së fundmi ka zbuluar se sot 3 vite më parë kishte pranuar propozimin për martesë nga i dashuri i atëhershëm Jakub Kindl.
Fotografitë ajo i përshkroi si momentin më romantik të jetës së saj, ku edhe shtoi se është femra më me fat në botë.
“3 vite më parë ti më kërkove të martohem me ty, të dua më shumë se mund ta shpreh me fjalë, jam femra më me fat në botë”, tha Afërdita.