fbpx

Ja si ta dalloni vezën e freskët

nga Revista Kosovarja

Veza është një nga produktet ushqimore që nuk mungon në asnjë shtëpi.

Por cilësia është ajo që duhet të kemi parasysh në mënyrë që të ushqehemi në mënyrë të shëndetshme dhe të mos rrezikojmë shëndetin tonë.

Nutricionistja, Diola Dosti ka treguar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, një nga mënyrat sesi të dallojmë nëse një vezë është apo jo e freskët.

Dosti u shpreh se nëse vendosim një vezë me gotë me ujë dhe qendron poshtë, do të thotë se është më e freskët.

“Sigurisht, përpara duhet të shohim datën e skadencës kur konsumojmë vezën. Por është një eksperiment për të parë nëse veza është e freskët ose jo. Nëse veza zhytet në fund të gotës, do të thotë se veza është më e freskët. Nëse veza për shkak të procesit të dekompozimit, bëhet e lehtë dhe pluskon në sipërfaqe”, theksoi ajo.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]