Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është distancuar nga jeta politike në vend, megjithatë ai vazhdon të jetë aktiv kohë pas kohe me opinione të cilat i shprehë në rrjetet sociale.
Së fundmi publiku u befasua për të mirë me një ndryshim në pamje që ai kishte bërë.
Ky lajm qarkulloi për ditë të tëra nëpër rrjetet sociale.
E sot, Krasniqi ka zgjedhur që edhe vetë të publikojë një foto nga transformimi i tij në pamje.
Ai këtë e ka bërë pasi ka publikuar një opinion në llogarinë e tij në Facebook, e që si zakonisht opinionet i shoqëron edhe me një foto. /Reporteri/