Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Javë morti në Kosovë, shtatë persona vdiqën për shtatë ditë

nga Revista Kosovarja

Java që lamë pas shënoi një ndër më të rëndat në muajt e fundit për Kosovën, me shtatë raste vdekjesh të ndodhura brenda shtatë ditësh. Pesë prej tyre humbën jetën në aksidente trafiku, ndërsa dy të tjerë në rrethana të tjera tragjike.

Mbi artikull

Në fshatin Zajm të Klinës të hënën ndodhi një aksident i rëndë trafiku mes një kamioni, një kombi dhe një veture. Si pasojë humbën jetën dy persona.

Një ditë më vonë, të martën, në fshatin Begrac të Kaçanikut u regjistrua një tjetër aksident me pasoja fatale. 77-vjeçari, veteran i UÇK-së, vdiq nga plagët e marra pas përplasjes së dy veturave.

Të premten ndodhi një tjetër aksident tragjik në fshatin Treboviq. Viktimë ishte 15-vjeçari.

Moneytizer Paragrafi 4

Po atë ditë në Suharekë, në ambientet e Fabrikës së Ballkanit, vdiq një person. Ai u godit aksidentalisht nga një pjesë metalike e një vinçi gjatë kohës sa ishte në punë. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, ai nuk arriti të mbijetojë.

Të dielën në rrugën mes fshatrave Duhël dhe Carralevë ndodhi një tjetër aksident me fatalitet. Një pasagjer humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Në po të njëjtën ditë në fshatin Lybeniq të Pejës u gjet pa shenja jete trupi i një personi. Ai kishte rënë në një pus dhe autoritetet dyshojnë se ngjarja ndodhi aksidentalisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]