Jessie J tregoi me krenari barkun e saj tw rrumbullakosur teksa u pa për herë të parë që nga njoftimi i shtatzënisë.
Këngëtarja i befasoi fansat të premten duke zbuluar se ishte në pritje të një fëmije, 13 muaj pasi pësoi një abort të tmerrshëm, shkruan DailyMail.
Dhe Jessie dukej rrezatuese, ndërsa shfaqi barkun e saj të fryrë e veshur me një bluzë të bardhë dhe dollakë të zeza.
Interpretuesja e hitit “Wild” dukej e relaksuar, teksa doli nga vetura dhe u nis për në takimin e saj.
Nëna e ardhshme shkëlqente nga lumturia ndërsa po shkonte drejt veturës së saj, vetëm disa orë pasi njoftoi lajmin e gëzueshëm të shtatzënisë.