Gazetari Vehbi Kajtazi ka ‘thumbuar’ deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, pasi ky i fundit sot u intervistua nga Prokuroria lidhur me deklaratat që ai bëri javën e kaluar për rastin e Astrit Deharit, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Kajtazit deputeti i VV’së fjalinë që e përdori pas intervistimit ku tha ”kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkuz” e kishte për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai thotë se para disa kohësh kishte pasur debate në një emision televiziv me Abazin, por që atë kohë ligjvënësi e mbronte Kurtin dhe Vetëvendosjen.
”Mbaj mend qe kam pase disa debate ne Debat + me Haki Abazin. Syte dojke me mi nxjerr tu e mbrojte Kurtin dhe Vetevendosjen.”
”Sot, Hakiu po e quan palaço shefin e tij te dikurshem. Me i pase thane une palaço, bon vaki Hakiu ish ba Chuck Norris ne studio,” ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Haki Abazi javën e kaluar kërkoi nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami. /gazetametro.net