Mbrëmjen e së premtes është zhvilluar nata finale e “Miss Universe Albania & Kosova 2022”, ku kurorën e kësaj të fundit e ka fituar bukuroshja Roksana Ibrahimi, e cil u përzgjodh si më e bukura e këtij viti.
Po t’ia hedhësh një sy Instagramit të saj, do të mahniteni me bukurinë e Missit dhe linjat e saj perfekte trupore, shkruan Kosovarja.
Spektakli këtë vit u prezantua nga Soni Malaj dhe Teni Vllaçaj dhe u shoqërua me shumë performanca nga artistë të njohur si: Anxhela Peristeri, Gena, DJ Miss Rose, Manjola Nallbani, Capital T etj.
Të gjitha biletat e të pranishmëve kanë shkuar në ndihmë të Ukrainës që prej disa muajsh është e pushtuar nga shteti rus.