Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kastro Zizo: Alkooli po më ndante nga njerëzit e dashur

nga Revista Kosovarja

Këngëtari kontrovers tregoi sesi lënia e alkoolit ishte ndryshimi themelor i jetës së tij dhe se ishte ardhja në jetë e djalit Dante i shkaktoi një “revolucion” të brendshëm, duke e bërë të reflektojë dhe të marrë vendime të rëndësishme.

Mbi artikull

Bëhet fjalë për Kastro Zizo, që me tekstet dhe muzikën e tij, bën pjesë në ata këngëtar që ose i dashuron ose nuk do i dëgjosh më kurrë pasi ju dëgjon këngën e parë.

Edhe pse me krijimtari ndryshe, kur bëhet fjala për jetën e tij ai i shpreh gjërat hapur dhe përpiqet që gabimet e tij të bëhet mësim për të tjerët.

“Nuk rresht së thëni, kam pasur revolucion të brendshëm dhe në momentin që njeriu ka një vete ndërgjegjësim me veten e tij, sigurisht që edhe në raport me të tjerët i ka shumë herë më të mira. Lënia e alkoolit që për shumë kohë më kishte turbulluar, më kishte marrë peng një pjesë shumë të mirë të vetes sime dhe më kishte shkatërruar dhe po më shkatërronte dita-ditës raportet me njerëzit që i doja, ishte pjesë e revolucionit tim.” – tha Kastro Zizo.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]