fbpx

KB Peja kampion i Kosovës, mposht Trepçën në vazhdime

nga Revista Kosovarja

Klubi basketbollistik Peja ka fituar titullin e kampionit të Kosovës, duke shënuar fitore në ndeshjen vendimtare ndaj Trepçës.

Derbi mes Trepçës dhe Pejës në “Minatori” ishte fantastik me një atmosferë të jashtëzakonshme me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 91:93 (17:21, 17:15, 24:22, 19:19, 14:16).

Peja e nisi më mirë ndeshjen duke fituar me katër pikë epërsi çerekun e parë, mirëpo që Trepça pastaj arriti të këndellet në çerekun e dytë duke e mbyllur me dy pikë epërsi 17:15.

Çereku i tretë ishte tejet i barabartë me Trepçën që arriti ta fitojë sërish me dy pikë epërsi 24:22, duke ndikuar që rezultati të jetë i barabartë 58:58 para 10-minutëshit vendimtar.

Në çerekun vendimtar, Peja ishte 0.8 sekonda pranë fitores mirëpo Trepça me një ‘buzzer beater’ arriti ta barazojë rezultatin në 77:77 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Kjo dramë vazhdoi edhe në vazhdime, me Pejën që arriti ta vulos fitoren në fund me dy pikë më shumë 14:16, apo rezultati përfundimtar 91:93.

Më i dalluari te Peja padyshim ishte Joseph me plot 21 pikë, ndihmuar nga Waldow me 18 pikë dhe Tate me 16 sosh.

Ndërsa, sa i përket Trepçës shkëlqeu Drilon Hajrizi me 21 pikë dhe Tate me 16 sosh por të pamjaftueshme për ta ndihmuar skuadrën mitrovicase ta fitojnë titullin e parë për më shumë se një dekadë

Kështu, Peja tani shijon titullin e kampionit për herë të parë që nga sezoni 2012/13.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]