Këndimi në dush, ndonëse shpesh merret me shaka, mund të ketë përfitime të vërteta për shëndetin mendor, sipas këshilltares klinike Nilou Esmaeilpour.
Themeluesja e “Lotus Therapy and Counselling” shpjegon se kjo praktikë e thjeshtë mund të ndihmojë në reduktimin e stresit duke kombinuar privatësinë, kreativitetin dhe ndjesinë shqisore të ujit që rrjedh.
“Kur këndojmë dhe marrim frymë thellë, imitojmë frymëmarrjen diafragmatike që përdoret në meditim apo yoga, e cila ul nivelin e kortizolit dhe ndihmon në qetësim”, tha Esmaeilpour, duke shtuar se këndimi aktivizon nervin vagus – një komponent kyç në rregullimin e stresit dhe humorit.
Përveç efekteve biologjike, akustika e banjës ofron një ndjesi euforie për zërin, që ndikon pozitivisht në vetëbesim. “Këndimi në dush është një formë e vetë-qetësimit, një rutinë e vogël ditore që mund të përmirësojë humorin dhe të ndihmojë në shprehjen personale”, përfundon ajo.