E diela e tretë e muajit Qershor shënohet si Dita Ndërkombëtare e Baballarëve.
Përmes rrjeteve sociale edhe shumë fytyra publike kanë përzgjedhur fjalët e dedikimet më të bukura sot për baballarët e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Një nga ata që mori urime të bukura nga fëmijët e tij është edhe politikani kosovar, i pari i Gjilanit, Lufti Haziri.
Kënga, vajza e madhe e Lutës zgjodhi disa fotografi nga fëmijëria e saj, që nuk i kishim parë më herët për ta uruar më të dashurin e saj.
“Urime dita e baballarëve bab. Të dua” ka shkruar ajo në mbishkrim. /Kosovarja/