fbpx

Kështu do jetë moti këtyre ditëve

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Paradite kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat shënojnë rritje dhe pritet zagushi për shkak të dendësisë së ajrit. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa rajone mund të ketë rrebeshe intensive dhe breshër.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore sot paradite pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Nga mesdita ose pasdite në viset kontinentale të Shqipërisë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale nesër pasdite priten edhe në Maqedoninë Veriore, veriun e Malit të Zi dhe Luginën e Preshevës.

Të premtën dhe të shtunën na pret mot mjaft jo-stabil. Përpos zagushisë dhe intervaleve kohore me diell priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën rrebeshet pritet të jenë më pak të përhapura. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone mund të sjellin ndonjë rigë ose rrebesh shiu.

Nga e hëna temperatura të larta depërtojnë në rajon, por njëkohësisht edhe ajri jo-stabil, prandaj përpos nxehtësisë priten (të martën) edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.Në bregdet kryesisht me diell dhe mjaft nxehtë./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]