fbpx

Kështu do të nisë moti sot dhe ditëve tjera

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë do të fillojë me mot kryesisht të kthjellët dhe të ftohtë, por pa reshje atmosferike. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica, ndërsa dita me rreze diellore, vranësira kalimtare dhe e freskët me erëra të lehta deri mesatare nga verilindja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe stabil. Mëngjesi në disa rajone pritet të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa dita me diell dhe stabile.

Të martën do të mbajë mot i ngjashëm sikur të hënën, me ngrica në mëngjes dhe intervale kohore me diell gjatë ditës. Temperaturat ditore do të shënojnë ngritje të lehta.

Nga e mërkura rikthim i pranverës. Priten ditë me diell dhe të ngrohta në tërë rajonin, ndërsa për fundjavë përkeqësim gradual i motit./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]