fbpx

Këto do të jenë temperaturat dy ditët e ardhshme

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se edhe nesër do të mbajë moti i ftohët dhe me reshje bore.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të sillen -1 deri në 0 gradë celsius teksa ato maksimale 2-3 gradë celsius.

Njoftim i plotë:

Moti nesër, 21.03.2021

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temp minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, kështu që edhe kushtet biometeorologjike paraqiten relativisht të mira për një shtresë të popullatës ndërsa mot i pafavorshëm për një shtresë të popullatës me probleme kronike.

Një mot i paqëndrueshëm paraqitet edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]