fbpx

Këto gjëra të cilat nuk bën të lahen në rrobalarëse

nga Revista Kosovarja

Mendojmë se është e lehtë, por nuk janë të gjitha rrobat të përshtatshme të lahen në rrobalarëse
Ekzistojnë një sërë gjërash të cilat assesi nuk bën t’i lani në rrobalarëse. Pos që do t’i dëmtoni këto rroba, ju do ta shkatërroni edhe rrobalarësen.

Kushtoni kujdes këtyre gjërave, assesi nuk bën t’i “fusni” në rrobalarëse:

Veshjet dhe atletet e lëkurës

Veshjet e lëkurës vështirë mund ta kthejmë në gjendjen fillestare edhe pas larjes me dorë, mirëpo nëse e lani në rrobalarëse, dëmi do të jetë i pariparueshëm. Do të humbin ngjyrën dhe formën, prandaj duhet patjetër t’i çoni në pastrim kimik. Njësoj është edhe me atletet e lëkurës.

Kashmiri, leshi apo kadifeja

Këto pëlhura delikate thjesht nuk mund të përballojnë larjen në rrobalarëse madje edhe në temperaturat më të ulëta. Prandaj, zhytini në një legen me ujë të vakët dhe me detergjent të butë, pas 15 minutave shpëlani në ujë të ftohtë.

Sytjenat

Sado që do të urreni t’i lani sytjenat me dorë, bindeni veten se është më se e nevojshme. Në qoftë se i lani në rrobalarëse, do të zgjerohen dhe ekziston mundësia që teli të tërhiqet nga mbajtësi i furçës gjatë larjes

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]