Një ditë pas varrimit të Agon Zejnullahut, i cili ndërroi jetë në rrethana të dyshimta në Lipjan më 7 korrik, vëllai i tij, Albani, ka folur për Gazetën Sinjali.
Ai shprehu dyshimet e forta se humbja e jetës nuk ka qenë aksident, por një “vrasje” e qëllimshme.
“E kanë tërheq nga qafa, nuk ka dyshim që është vrasje”.
Ai madje ka treguar edhe fjalë e fundit të Agonit, sipas tij.
Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar mbrëmjen e kaluar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në lidhje me incidentin e ndodhur në Lipjan që përfundoi me vdekjen e një qytetari.
Sipas njoftimit të IPK-së, arrestimi është bërë pas hetimeve të zhvilluara në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Të arrestuarit janë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë, të cilët ishin të përfshirë në ndërhyrjen e forcave të rendit gjatë incidentit.