Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto janë simptomat e hershme të kancerit të gjirit

nga Revista Kosovarja

Çdo grua duhet të kujdeset për trupin e saj, e veçanërisht për pjesët më të ndjeshme, siç janë gjinjtë

Ekzaminimi i rregullt i gjoksit, i cili mund të bëhet edhe në shtëpi, mund t’ju ndihmojë të detektoni ndryshimet jonormale në gjoks.

Pjesë e këtyre gjërave jonormale mund të jetë edhe kanceri i gjirit që do të thotë se ju mund ta zbuloni atë më herët dhe mundësitë për një mjekim të suksesshëm vetëm sa rriten, transmeton Telegrafi.

Ndër shenjat e para të kancerit të gjirit janë gungat. Në momentin që detektohet një gungë, doktori do të bëjë ekzaminim më të hollësishëm, i cili edhe do të zbulojë se çfarë saktësisht është duke ndodhur në trupin tuaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Shumë ekspertë shëndetësorë bëjnë të ditur se edhe gjenet luajnë rol të rëndësishëm në formimin dhe zhvillimin e kancerit.

Veç gjeneve, faktorët tjerë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit janë edhe:

– Ambienti

– Ushqimi

– Stili i jetesës

Edhe pse gungat në përgjithësi konsiderohen si paralajmërim i kancerit të gjirit, çdo dhimbje në gji është një alarm i cili duhet diskutuar me doktorin.

Hulmutesit tek ‘MD Anderson Cancer Center’, Houston, shpjegojnë që kanceri i gjirit jo domosdoshmërish shfaqet në formën e gungave.

Simptoma tjera të kancerit të gjirit janë edhe pezmatimi, lëkura bëhet më e kuqe apo më e trashë afër thimthit e të ngjashme.

Sipas Dr. Naoto Ueno, kanceri i gjirit ndonjëherë mund të vërehet nga një gungë e vogël, e shpeshherë nuk ka gungë fare, thjesht lëkura duket pak më ndryshe se zakonisht, që është edhe arsyeja kryesore se përse kanceri i gjirit zakonisht nuk zbulohet në fazat e hershme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]