Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Këto janë ushqimet që femrat duhet ti konsumojnë çdo ditë

nga Revista Kosovarja

Mbajtja e një diete të shëndetshme ka rëndësi të madhe në përmirësimin e shëndetit te femrat. Ekzistojnë disa ushqime, të cilat duhet të inkuadrohen në dietën e çdo femre.

Mbi artikull

Disa nga këto ushqime janë:

Spinaqi- përmban shumë minerale dhe vitamina, të cilat duhet patjetër të jenë pjesë e dietës së çdo femre. I pasur me magnez, spinaqi është shumë i mirë në përmirësimin e shëndetit të eshtrave, stabilizimin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit të keq.

Boronicat e kuqe– krahas shijes së tyre, boronicat e kuqe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe nga infeksionet dhe sëmundjet që e prekin sistemin urinat. Ato janë të pasura me minerale dhe antioksidantë.

Moneytizer Paragrafi 4

Domatet– shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për vlerat ushqyese që domatet i kanë. Shumë studime të bëra, kanë vërtetuar se domatet e zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të zemrës. Ato gjithashtu e përmirësojnë shëndetin e eshtrave dhe e zvogëlojnë nivelin e kolesterinës në gjak.

Tërshëra– tërshëra është shumë e mirë për shëndetin e zemrës, përmirëson tretjen si dhe mbanë shtypjen e gjakut nën kontroll.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]