Ja disa ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni edhe gjatë kohës kur jeni në punë – pa pasur nevojë për pajisje apo shumë hapësirë
Në një javë tipike të punës, njerëzit shpenzojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre të ulur në tavolinat e tyre.
Kur dikujt i thoni se punoni në kompjuter mund të tingëllojë si puna më e relaksuar në botë, por është krejt e kundërta. Keni shumë probleme me trupin tuaj e sidomos me shpinën.
Kurrizi luan një rol shumë të rëndësishëm. Shëndeti shpinës tuaj është faktori i vetëm më i rëndësishëm në përcaktimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe jetëgjatësisë.
Ushtrimet në zyrë kanë rëndësi të madhe për mirëqenien fizike dhe mendore, veçanërisht për ata që kalojnë shumë orë ulur. Ja pse janë të domosdoshme:
1. Parandalojnë dhimbjet nga qëndrimi i gjatë ulur. Qëndrimi i gjatë në karrige shkakton dhimbje në qafë, shpinë dhe shpatulla. Ushtrimet ndihmojnë në ruajtjen e qarkullimit të mirë të gjakut dhe në lehtësimin e tensionit muskulor.
2. Përmirësojnë fokusin dhe produktivitetin. Lëvizja e lehtë gjatë ditës rrit energjinë dhe përqendrimin. Reduktojnë përgjumjen dhe lodhjen mendore.
3. Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike. Aktiviteti fizik, edhe i lehtë, ndihmon në uljen e rrezikut për diabet, sëmundje kardiovaskulare dhe obezitet. Ndihmojnë në ruajtjen e metabolizmit aktiv.
4. Lehtësojnë stresin dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Ushtrimet lirojnë endorfinat – hormonet e mirëqenies. Reduktojnë ankthin dhe përmirësojnë gjumin.
5. Nxisin ndërgjegjësim për kujdesin ndaj vetes. Krijojnë zakone të shëndetshme edhe jashtë orarit të punës. Rrisin vetëdisiplinën dhe vetëbesimin.
Më poshtë janë disa nga ushtrimet më të thjeshta, por efektive për kurrizin tuaj që mund t’i bëni kudo – edhe në zyrën tuaj.
maxresdefault
Të gjithë ju që punoni në kompjuter, filloni tani.
-Bëni ushtrime me qafën dhe kokën tuaj
-Kujdesuni të relaksoni supet tuaja sa më shpesh
-Mos u lëshoni në tavolinën tuaj të kompjuterit
-Lëvizni në zyre për disa minuta duke e mbajtur shpinën tuaj drejt
-Pjesa e poshtme e kurrizit ka shumë rëndësi, masazhojeni sa më shpesh