fbpx

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson do të bëhen sërish prindër

nga Revista Kosovarja

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson janë në pritje të një djali përmes një nëne surrogate, konfirmojnë burime të shumta për Page Six.

“Khloé ka dashur gjithmonë një vëlla të vogël për True dhe vendosi të vazhdojë me lindjen e fëmijës me mbështetjen e familjes së saj”, tha burimi.

Dyshja, të cilë janë prindër të vajzës 4-vjeçare True, u bënë kryefjalë e mediave të mërkurën kur u publikuan lajmet për zgjerimin e familjes së tyre. “Mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla apo motër që u ngjiz në nëntor”, konfirmoi përfaqësuesi i yllit të “Kardashians”.

“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për zëvendësuesin e jashtëzakonshme për një bekim kaq të bukur. Ne dëshirojmë të kërkojmë mirësi dhe privatësi në mënyrë që Khloé të mund të fokusohet te familja e saj.” Burimi shtoi se dyshja nuk janë bashkë dhe nuk kanë folur që nga dhjetori.

Gjatë këtij muaji, ylli i NBA-së u përfshi në një tjetër skandal mashtrimi duke pranuar më pas se ishte bërë sërish baba.Burimet kanë konfirmuar se ata kishin marrë vendimin për të zgjeruar familjen kur Kardashian mësoi për tradhtinë e babait të vajzës së saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]