fbpx

Kida bën tatuazh shkronjën e parë të personit të zemrës

nga Revista Kosovarja

Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit Kida, vazhdon të mbetet ndër femrat më të komentuara të showbizit vendor për shkak të lëvizjeve të saj provokuese.

Secilës paraqitje i kushton rëndësi të madhe duke theksuar pasuritë trupore e veshur e tëra firmato, shkruan “Kosovarja”.

Këto ditë të izolimit bukuroshja është duke i kaluar në shtëpi bashkë me familjen e saj, me të cilët ndan imazhe të bukura dhe herë pas here edhe pamje nga shtëpia e saj luksoze.

Ajo ka vendosur ti thyej rregullat e izolimit duke gdhendur një tatuazh të ri me shkronjën F në pjesën e dorës e që duket se ia ka kushtuar gjyshes së saj apo siç e quan ajo-personi i zemrës.

Këtë e ka ndarë edhe për ndjekësit në rrjete sociale duke shkruar mbishkrimin e imazhit: “Gjyshja ime do të jetë , përgjithmonë, gjithmonë e imja”./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]