fbpx

Kim Kardashian merr vëmendje me paraqitje në Paris duke treguar humbjen në peshë në veshjen plot stil

nga Revista Kosovarja

Së fundmi ajo ka treguar se ka humbur mbi 9 kilogramë në muajt e fundit.

Dhe Kim Kardashian e shfaqi figurën e saj në një tjetër veshje të ngushtë të martën (5 korrik), teksa doli në Paris me vajzën North, nëntë vjeçe, për të marrë pjesë në shfaqjen e “Dior Homme” pranverë-verë 2023.

Ylli 41 vjeç, u sigurua që të gjithë sytë do të ishin tek ajo pasi kishte të veshur pantallonat e ngushtë – një artikull që po bëhet shpejt një nga elementët kryesorë të veshjes së saj.

Beli i hollë i Kimit theksohej nga një bluzë e shkurtë me nuanca të ngjashme që plotësonte dollakët e saj jeshile neoni.

Bomba bionde i shtoi pamjes së saj magjepsëse një çantë dore argjendi vezulluese dhe të zbukuruara, ndërsa flokët e saj bionde të gjata i la të lirshme mbi supe.

 

Vajza të cilën Kim e ndan me bashkëshortin e larguar Kanye West kombinoi një xhaketë vintage nga ish-marka e veshjeve të babait të saj. North mbante një çantë mini ‘Balenciaga’.

Pamja e saj u kompletua me një palë syze dielli me buzë kobalti dhe flokët e stiluar me gërsheta të trasha.

Rikujtojmë që Kim humbi 7 kilogramë në dy javë në mënyrë që të mund të merrte pjesë në Met Gala me fustanin që Marilyn Monroe kishte veshur në festën e ditëlindjes së John F. Kennedy në 1962.

Ndërsa shfaqej në emisionin Today, Kim zbuloi se kishte hequr edhe 2 kilogramë të tjerë që nga Met Gala, duke rezultuar në një humbje totale të peshës prej 9 kilogramësh.


Aktualisht ylli i “The Kardashias” po shijon roamncan me komedianin 28-vjeçar, Pete Davidson.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]