fbpx

Kim Kardashian në lidhje me aktorin 14 vite më të vogël

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian ka nisur një lidhje dashurie me aktorin 27 vjeçar, Pete Davidson.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht nga “Page Six”.

Kohët e fundit dyshja janë parë shpesh bashkë, fillimisht në vendlindjen e Davidson, në New York e më pas në vendlindjen e Kimit, në Los Angeles.

Pak ditë më parë, aktori festoi ditëlindjen në shoqërinë e Kimit, por edhe të mamasë së saj.

Kujtojmë se muaj më parë Kim u divorcua nga reperi Kanye West, me të cilin ka ruajtur raporte të mira edhe pas ndarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]