Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kimioterapisë i erdhi fundi, ja si do të shërohen pacientët me kancer

nga Revista Kosovarja

Një lajm i mirë vjen për të sëmurët me kancer, pasi sipas disa studimeve të bëra në Itali pritet që trajtimi i pacientëve me tumor të mos bëhet me kimioterapi.

Mbi artikull

Sipas mediave italiane ky është një zbulim që mund të revolucionarizojnë terapitë onkologjike, që do të thotë jo më kimio, por terapi me anë të ilaçeve që synojnë të neutralizojnë vetëm qelizat kancerogjene.

Studiuesit në institutin kërkimor “De Bellis” në Castellana Grotte kanë gjetur një mënyrë për të bllokuar një proteinë riparuese të ADN-së në mënyrë që të vrasin qelizat e sëmura.

Kërkimi, i udhëhequr nga profesor Cristiano Simone dhe i mbështetur nga fondacioni “Airc”, çoi në zbulimin e rolit të gjenit SMYD3 në neoplazmat. Sapo të zhvillohen barna frenuese, kimioterapia mund të shmanget në 10-15 për qind të kancerit të gjirit, zorrës së trashë, vezoreve dhe pankreasit.

Moneytizer Paragrafi 4

Studimet nga ekipi i Simone kanë identifikuar në laborator rolin kryesor të një gjeni që prodhon një nga proteinat “punëtore” të përfshira në riparimin e ADN-së sonë: quhet SMYD3, është njohur për rreth dhjetë vjet siç zbulohet në doza masive në lloje të ndryshme të kancerit, por funksioni i tyre nuk dihej ende.

Kjo terapi mund të zbatohet në grupe të konsiderueshme të kancerit të gjirit (15 për qind të rasteve), zorrës së trashë (11 për qind), vezoreve (15), pankreasit (10).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]