Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vdes këngëtarja e famshme

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e famshme, Helen Reddy ka ndërruar jetë.

Këngëtarja dhe aktivistja feministe vdiq në moshën 78 vjeç të martën (29 shtator), njoftoi familja e saj në një deklaratë në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ne njoftojmë për vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, në pasditen e 29 Shtatorit 2020 në Los Anxhelos,” shkruan fëmijët e saj Traci dhe Jordan .

Moneytizer Paragrafi 4

“Ajo ishte një nënë, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e mrekullueshme. Zemrat tona janë thyer. Por ne ngushëllohemi pasi që zëri i saj do të jetojë përgjithmonë. “

Helen kishte 20 hite në listën e këngëve Billboard Hot 100 gjatë jetës së saj, duke përfshirë tre prej tyre që zunë pozitën e pare, ishte fituese e çmimeve Grammy me këngët “I Am Woman”, “Delta Dawn” dhe “Angie Baby”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]