Reperi i famshëm Mad Clip u vetëaksidentua dhe ndërroi jetë rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë.
Policia ka deklaruar se: “Reperi që po kthehej nga një dasmë humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe u përplas në një pemë. Përplasja ishte aq e rëndë sa shoferi u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin nga makina e shkatërruar”.
Artisti duket se ka pasur plane me ish missin shqiptarë, Morena Taraku. Këtë e bëri të ditur vetë bukuroshja përmes një statusi në Instagram.
Bashkangjitur me një fotografi të këngëtarit në InstaStory, modelja ka shkruar: “Nuk mund ta besoj vëlla, prehu në paqe. Kënga na mbeti”.
Si duket dyshja kishin plane për një projekt muzikorë dhe nga fjalës e Tarakut duket se ishte drejt fundit por që nuk qe e shkruar të përfundoj.
Pushoft në paqe!