Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është 28-vjecarja që u masakrua nga bashkëshorti

nga Revista Kosovarja

Irvana Hyka ishte vetëm 28-vjeçe. Nënë e dy fëmijëve, ajo u vra nga dora e bashkëshortit të saj Demokrat Medinaj.

29-vjeçari e goditi disa herë më thikë duke i marrë jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:20 të pasdites të së mërkurës, në shtëpinë e çiftit në fshatin Sheq i Madh të Fierit.

Në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten të paqarta. Pas krimit, 29-vjeçari Medinaj u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u gjetur i vetëvrarë paraditen e kësaj të enjteje në fushën e mbetjeve të Fierit.

Moneytizer Paragrafi 4

Teksa familja Hyka përcjell mëngjesin e kësaj të enjteje vajzën 28-vjeçare, familja e bashkëshortit të saj nuk ka pranuar të prononcohet për mediat./tvklan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]