Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sara Hoxha emocionon me fjalët për gjyshin e Ledrit

nga Revista Kosovarja

Sot ka ndërruar jetë veterani i arsimit Fahri Buçinca, i cili njihet për sakrificën dhe mundin që dha në këtë fushë, por edhe për emancipimin e shoqërisë.

Mbi artikull

Lajmi e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët ndanë dedikime preksëse për të, shkruan “Kosovarja”.

Sara Hoxha, gruaja e Ledrit bëri një dedikim shumë emocional, duke u shprehur kështu krenare që pati fatin ta takonte.

“Ndihem me fat që e pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar me ke fal një dashuri qe sot po më mungon pafund. Gjithmonë e om thënë që do të isha më e lumtura nqs Ledri bëhet vetëm sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj po aq e trishtuar që nuk arriti të degjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë.” ka shkruar Sara në mbishkrimin e fotografise ku shihet duke vallëzuar së bashku me gjyshin e Ledrit. /Kosovarja/

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]