Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Pejë

nga Revista Kosovarja

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 16:10, pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Mbi artikull

Dy persona u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, që i shkaktoi një i dyshuar.

Ky i fundit, pak çaste pasi kreu krimin, u arrestua nga njësitet policore.

Burimet e IndeksOnline kanë pohuar se dy të plagosurit aktualisht gjenden në sallën e operacionit, ndërsa gjendja e njërit nga të plagosurve është më e rëndë.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga ana tjetër, rreth rastit ka ndarë detaje edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër Gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona, të cilët sipas informatave janë në gjendje të rëndë.

Policia e Kosovës ka qenë efikase ku menjëherë në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, nga njësitet relevante” deklaroi Nikçi për IndeksOnline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]