Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është gruaja që i dërgoi zarfin me helm Donald Trumpit

nga Revista Kosovarja

Pascale Ferrier, nga Quebecu, u arrestua të dielën në një vendkalim kufitar në Buffalo, New York. Zyrtarët thonë se ajo mbante një armë.

Mbi artikull

Letra që ajo dyshohet se kishte dërguar javën e kaluar u zbulua para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë.

Në të, ajo i bënte thirrje që z. Trump të hiqte dorë nga gara presidenciale në SHBA. Zarfi përmbante ricinë, një helm që gjendet natyrshëm në fasulet e ricinit.

Moneytizer Paragrafi 4

“Gjeta një emër të ri për ty:” Klouni i shëmtuar”, shkroi ajo në letrën drejtuar z. Trump, sipas dokumenteve të akuzës të FBI-së të paraqitura përpara saj në gjykatë të martën ,në New York.

“Shpresoj që të të pëlqejë. Ti shkatërron SHBA-në dhe i çon në katastrofë. Unë kam kushërinj në SHBA, atëherë nuk dua 4 vjetët e ardhshëm me ju si president. Hiqni dorë dhe hiqni aplikimin tuaj për këto zgjedhje.”

Letra, për të cilën FBI-ja thotë se kishte shenjat e gishtërinjve të saj, i referohej shënimit të helmuar si “një dhuratë e veçantë”, duke shtuar: “Nëse nuk funksionon, unë do të gjej recetë më të mirë për një helm tjetër, ose mund të përdor armë kur do të jem në gjendje të vij “.

E dyshuara mund të ketë dërguar ricinin në pesë adresa në Teksas, duke përfshirë një burg dhe një zyrë sherifi, sipas dokumenteve të gjykatës.

Zonja Ferrier u paraqit në gjykatë të martën pasdite në Buffalo, New York, me ndihmën e një përkthyesi frëngjishtfolës, sipas mediave lokale.

Ajo kërkoi një avokat mbrojtës të caktuar nga gjykata gjatë seancës. Gjykatësi caktoi seancën e ardhshme më 28 shtator.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]