fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kjo është historia e vallëzimit në dasma

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Në Çamëri, në vendin e quajtur Konispoli, jetonte fisi i Takajve, aty ku lindi Osman Taka, një djalë me trup elegant, i pashëm dhe burrëror.

Historia fillon në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane ku Konispoli ka qenë qendër administrative e cila kontrollohej nga ana ushtarake “Karakolli i Qafë Botës”, posta kufitare turke e cila ruante rendin si në Konispol edhe në Filat.

Trupa e karakollit turk, një oficer dhe 5 ushtarë, falnin lutjet e së premtes njëherë në xhaminë e Konispolit dhe herën tjetër në xhaminë e Filatit. Oficeri turk, pas kryerjes së lutjeve u ndesh në rrugë me dy femra me fytyrë të mbuluar sipas traditës, këto dy vasha ishin gruaja dhe motra e Osman Takës, të cilat kishin marrë rrugën nga Shehati për një vizitë. – I pari komandanti turk, u zuri rrugën grave dhe u çoi shaminë për t’ua parë fytyrën.

Gratë si në faj largohen që aty dhe dikur u kthyen në shtëpi, nga turpi i ngjarjes motra menjëherë i thotë Osmanit, që trupa turke iu kishte zbuluar fytyrën. Për këtë turp Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe mori vendim të prerë ku Osman Taka me 4 djem trima konispolatë, i zunë pritën në udhë trupës që vinte nga karakolli turk. Ku dhe katër i vranë komandantin me ushtarët, kurse një nga ta u la i gjallë për t’i çuar porosi kryekomandantit në Janinë.

Osman Taka u shpall në kërkim dhe për kapjen e tij, Veliu i Janinës, një ferman nga Porta e Lartë, jepte 5 mijë napolona floriri. Osman Taka u arratis dhe për disa muaj qëndroi nëpër fshatra e vende të ndryshme të Çamërisë, deri sa ra në derën e një miku tradhëtar si Nasho Gërxhua i cili pasi u dha mish e raki, i dehu për t’u siguruar se janë në gjumë, e pastaj për t’i spiunuar që të fitonte 5 mijë napolonët. Trupat turke u vërsulën drejt shtëpisë ku gjindeshin trimat dhe gjatë luftimeve u vranë dy djem të Nashos dhe një luftëtar i Osman Takës, atë tre trimat e tjerë i kapën të gjallë dhe i çuan në burgun e Janinës, ku u gjykua me varje në litar.

Ekzekutimin do ta ndiqte vetë Veliu i Janinës, Hasan Beu me të shoqen Xhemilen ndërsa kryerjen e ekzekutimit do ta bënte Kadiu Mexhit Beu, i cili si pjesë obligative kishte të pyeste të dënuarit se cila ishte kërkesa e tyre e fundit për këtë botë. Osman Taka kërkoi diçka të çuditshme. Kërkoi një sofër dhe sazet e Filatit të Konispolit për të kërcyer një valle që e quanin “Vallja e Burrave të Konispolit”. Ai tha se kërkon orkestrën e Braho Salametit.

Kërkesa iu plotësua dhe magjia filloi. Osmani si një vallëtar elegant, me pamje të rrallë, burrë që kërcente bukur, fascinoi të pranishmit sa që gruaja e Hasan Beut, Xhemilja tha që nuk kishte parë artist të tillë, i cili ishte i lindur për të jetuar, për të argëtuar veten dhe të tjerët. Xhemile Hanemi ju drejtua Mexhit beut duke i thënë se është mëkat të varet ky njeri me këta burra.

Ajo u zotua se do të ndryshojë fermanin në Portën e Lartë për t’i falur ata dhe u ngjit në podiumin e varjes ku kërkoi vallen të luhej përsëri, e që Osmani do e kërcente edhe më me krenari dhe me virtuozitet. Vallen e Burrave të Konispolit, një valle që fisnikroi krenarinë e moralit dhe që i shpëtoi jetën një njeriu, valle kjo që emrin tani mban Vallja e Osman Takës.

Etiketa: DasmaVallëzimi

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Si të ndaheni me partnerin në formën më perfekte

1 orë më parë
Per Jete

Ju pëlqen era e tokës pasi bie shi? Ja si quhet kjo dukuri…

2 orë më parë
Per Jete

Personat alkoolistë ju takojnë këtyre profesioneve

2 orë më parë
Per Jete

Çfarë të bëni nëse ka kaluar data e parashikuar e lindjes?

9 orë më parë
Per Jete

Aktivitetet e përditshme që dëmtojnë shpinën tuaj

13 orë më parë
Per Jete

Një truk fare i thjeshtë që këpucët të mos ju vrasin më kurrë

14 orë më parë
Postimi tjetër

Kjo është gjendja e 3-vjeçares nga Kosova që shpëtoi në aksidentin ku i vdiq e gjithë familja

Emrat e kandidatëve për deputetë të LDK-së – lista thuajse finale!

Këtë frut patjetër duhet ta keni në oborr

TË FUNDIT

Si të ndaheni me partnerin në formën më perfekte

1 orë më parë

Kourtney Kardashian ka bërë një ndërhyrje ndryshe nga femrat tjera

2 orë më parë

Ju pëlqen era e tokës pasi bie shi? Ja si quhet kjo dukuri…

2 orë më parë

Adriatik Kelmendi infektohet me Covid-19

2 orë më parë

Personat alkoolistë ju takojnë këtyre profesioneve

2 orë më parë

Vjosa Osmani tregon se a do të kthehet në LDK

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Pse ia bëri Joe Biden “unfollow” modeles së njohur

A mund ta gjeni Albin Kurtin në këtë fotografi?

Fytyra e Sarës disa muaj pas lindjes

I fejuari i JLO-së bën dedikimin special

Ava Max: Jam 100 për qind shqiptare

Zaimina ekspozon këmbët me fustan të kuq

Kështu tenton Besi ta frikësojë Xhensilën

Ditë zie për Flori Mumajesin, humb të ëmën

Edhe nëntë të arrestuar nga aksioni ‘’Subvencioni 2021’’

KQZ tregojnë se kur mund të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci