fbpx

Kjo është koha e duhur për marrëdhënie seksuale gjatë verës

nga Revista Kosovarja

Gjatë muajve të verës, shumë njerëz përjetojnë ndryshime në dëshirën seksuale. Temperaturat e larta, lodhja fizike, djersitja e shtuar, mungesa e gjumit dhe luhatjet hormonale mund të ndikojnë ndjeshëm në mënyrën se si trupi dhe mendja reagojnë ndaj intimitetit.

Pikërisht për shkak të këtyre faktorëve, seksologu i njohur, Hajrullah Fejza sugjeron që edhe intimiteti të ketë një orar të përshtatshëm, duke marrë parasysh ritmin natyror të trupit dhe kushtet mjedisore.

“Në këto dite të nxehta aktiviteti seksual duhet të përshtatet kushteve dhe rrethanave. Preferohet në mëngjes apo mbrëmje kur është më freskët. Përdorimi i ajrit të kondicionuar ose ventilatorëve si dhe hidratimi i mirë me shumë lëngje dhe dieta të lehta. Një dush i freskët para ose pas aktit seksual, preferohet për t’i dhënë trupit ndjesinë e freskisë dhe relaksim”, ka thënë Fejza.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]