fbpx

“Kjo nuk do të ndodhë më kurrë!” tha Sara Hoxha, pasi fansat e kritikuan për një gjest të gabuar

nga Revista Kosovarja

Sfidat e mëmësisë janë të mëdha dhe cdo ditë mëson dicka të re. I tillë është edhe rasti i Sara Hoxhës, e cila ka ndarë ditën e djeshme një foto në makinë ku shihet Poem Blu në ulësen e saj në sediljen e përparme të makinës.

Mirëpo, fansat e kanë këshilluar mos ta bëjë më diçka të tillë sepse kjo është e rrezikshme. Dhe sigurisht ajo i ka dëgjuar këshillat e tyre.

Pas mesazheve të shumta, Sara ka reflektuar dhe përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se këtë e ka parë shpesh në Gjermani, prandaj ka menduar se nuk ka asgjë gabim. Mirëpo, thotë se diçka e tillë nuk do ndodhë më.

“Po lexoj disa mesazhe se kjo nuk është e sigurtë! Të jem e sinqertë nuk e dija dhe nuk mendova të informohesha pasi kam parë shoqet e mia në Gjermani ta bëjnë dhe e mora për të mirëqenë. Tani që po lexoj këto falenderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë dhe kjo nuk do ndodhë më kurrë!”- shkruan ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]