fbpx

Kjo qenka arsyeja pse Fedez ndihet si një ‘fëmijë’

nga Revista Kosovarja

Me siguri të gjithë kemi patur qoftë edhe njëherë dëshirën t’i rikthehemi kujtimeve të fëmijërisë, e kur flasim për momente të tilla, janë detajet ato që e bëjnë diferencën.

Një bluzë, një send i veçantë, një vend apo edhe një grup muzikor që nuk ke rreshtur së e dëgjuari. Kur i kujton këto detaje, ndihesh sikur do të doje ta provoje edhe njëherë këtë eksperiencë e të ktheheshe pas në kohë.

Epo me fat, një moment të tillë e përjetoi edhe Fedez, për të cilën tha se ishte një nga eksperiencat më të bukura. Reperi italian, tha se ndihej si një fëmijë i lumtur, teksa dje po përgatitej për një event për të cilin u kujdes shumë: koncertin Blink 182. Reperi fluturoi për në Mançester me gruan e tij Chiara Ferragni për koncertin live të grupit i të cilit ai është një fans i madh: një dhuratë që i bëri vetes për të festuar ditëlindjen e tij të tridhjetë e katër dhe një nga arsyet për të qenë më në fund i lumtur përsëri.

Reperi ka postuar një album fotosh nga udhëtimi, teksa shfaqet në momente të ëmbla me gruan e tij.

“Sot është një ditë e rëndësishme, jo aq sepse kam ditëlindjen, nuk më intereson. Bëra analizat e gjakut, gjithçka është në rregull dhe mjekët më dhanë leje të fluturoja për në Mançester për koncertin e Blink-182”, i veshur me bluzën e grupit punk rock amerikan dhe një buzëqeshje të madhe në të gjithë fytyrën e tij.

Jam shumë i lumtur: për herë të parë do të takoj Tomin, sepse tashmë kam njohur Travisin dhe Markun. I mora disa libra nga Mauro Biglino, pastaj disa produkte tipike italiane për të tre, përgatita shumë dhurata dhe jam shumë i emocionuar, jam shumë, shumë i emocionuar. Vetëm ata që janë fansa të Blink mund ta kuptojnë vërtet, por unë jam shumë i emocionuar. Manchester, ja ku kemi ardhur.”

“Blink 182 kanë përfaqësuar një numër të pafund gjërash në jetën time: ata ishin koncerti im i parë në klasën e pestë, ata ishin kolona zanore e adoleshencës sime dhe arsyeja pse fillova të bëja muzikë (tani e dini kë duhet të fajësoni). Pastaj një ditë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Markut, fansat e mi i shkruajtën dhe që nga ai moment filloi njohja jonë”, shkruan ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]