fbpx

Klea Huta tregon barkun e rrumbullakosur në ditët e fundit të shtatzënisë

nga Revista Kosovarja

Moderatorja bukuroshe Klea Huta është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt atë dhe Elgitin do t’i shohim prindër për herë të parë.

Gjatë kësaj kohe Klea ka qëndruar aktive në rrjete sociale duke postuar edhe foto me barkun e rrumbullakosur.

Ditën e sotme, Klea ia ka zbukuruar ditën fansave me një foto bardh e zi nga një set i ri fotografik. Moderatorja tregon barkun teksa e përkëdhel me dorë dhe shikimin e mban nga aparati fotografik.

Kujtojmë që Klea ka bërë gati gjithçka për bebin që do vijë në jetë. Në një prej fotove ku tregonte krevatin e bebit, Klea shkruante: “Mami mezi po pret të të takojë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]