fbpx

Klea nuk e lë me aq, reagon sërish: Të pafytyra që fshiheni pas krimit që keni kryer

nga Revista Kosovarja

Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, reagoi mesditën e sotme lidhur me ngjarjen duke sqaruar dhe disa detaje për partnerin e saj i cili u bë “molla e sherrit” mes tre vajzave të lartpërmendura.

Ajo ka rrëfyer se personi me të cilin kishte krijuar një lidhje ishte një burrë i divorcuar që kishte një fëmijë nga marrëdhënia e mëparshme. Ndër të tjera ajo u shpreh se nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishës.

Por nuk e ka lënë me kaq! Një tjetër reagim ka ardhur prej saj pak momente më herët. Siç duket pas reagimit të bërë mesditën e sotme, në imbox-in e Kleas kanë ardhur një sërë mesazhesh të cilat e kanë detyruar atë të reagoj sërish. Por këtë herë për çfarë?

Klea shprehet se lidhja e saj ka përfunduar që në muajin prill. Siç ajo pretendon, në llogaritë e saj po dërgohen mesazhe anonime e një sërë informacionesh të pavërteta, ku sipas saj pas tyre fshihen dy motrat Berisha, të cilat ajo i citon si “të pafytyra që fshihen pas krimit që kanë kryer.”

Për më tepër lexoni reagimin e plotë të paraqitur më poshtë:


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]