fbpx

Klinaku: Trendafilova sa vjen këtu, le të merret me shkeljet e të drejtave të njeriut që ua bëjnë shokëve në Hagë

nga Revista Kosovarja

Ud. i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas protestës që u mbajt në lidhje me vizitën e Trendafilovës në Kosovë.Klinaku tha se do të ishte mirë që Trendafilova të ftoj në këtë diskutim me shoqërinë civile së pari OVL-UÇK-në.

“Pa marrë parasysh qëndrimin tonë, ajo nuk duhet ta përzgjedh shoqërinë civile. Në atë diskutim, ne do të shprehnim kritikat e kundërshtimet tona ndaj Gjykatës Speciale” shkruan Klinaku raporton Gazeta Blic.
Klinaku tutje ka theksuar se e njëjta sa vjen këtu le të merret me shkeljen e të drejtave të njeriut që ua bëjnë shokëve në Hagë.

Reagimi i plotë:Do të ishte mirë që Trendafilova të ftoj në këtë diskutim me shoqërinë civile së pari OVL-UÇK-në, sepse ne i përfaqësojmë ata atje.

Pa marrë parasysh qëndrimin tonë, ajo nuk duhet ta përzgjedh shoqërinë civile. Në atë diskutim, ne do të shprehnim kritikat e kundërshtimet tona ndaj Gjykatës Speciale.Ajo sa vjen këtu, le të merret me shkeljen e të drejtave të njeriut që ua bëjnë shokëve në Hagë, siç ishte rasti i fundit me ndalimin e komunikimit të paraburgosurve me familjarë dhe vizitorë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]