fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Koha e fundit për një kazermë policore në Veri të Kosovës

nga Revista Kosovarja
2 vjet më parë
në Opinione
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Tensionet në Veri të Kosovës janë përllogaritje e Serbisë për pushtimin e tij, shkruan “Kosovarja”.

Në fakt, tensione në Veri të Kosovës Serbia ka krijuar rregullisht, duke kërkuar shkas për ndërhyrje në stilin rus: Ndërhyje për të mbrojtur kinse pakicën serbe, e që, në fakt, as që rrezikohet nga askush.

Serbia, nëpërmjet kishës sllave, po krijon tensione, duke sjellë serbë me autobusë në Jarinjë e Bërnjak.

Kështu, strukturat e MUP-it, kisha serbe dhe presidenti Vuçiç, po bëjnë përpjekje për të jetësuar në praktikë projektin e Millosheviqit për Serbinë e Madhe.

Prandaj, tensionet e Serbisë në Veriun e Kosovës, janë projekte provokuese që Kosova të bie në grackën e Beogradit e që ta pushtojë këtë pjesë të Kosovës.

Dhe, nëse Veriu i Kosovës pushtohet nga Serbia, funksionimi i shtetit të Kosovës do të jetë i pamundur…

Serbia, pastaj, do të fillojë me tensione të tjera në Kosovë, për ta paralizuar shtetin përmes komunave me shumicë serbe, që tashmë janë enklava nëpër Kosovë.

Graçanica është qendra kryesore, enklava qendrore në Kosovë, ku përfshihet territori ndërmjet Prishtinës, Lipjanit dhe Gjilanit.

Gjithashtu, edhe Vitia ka eks-territor me komunën e Kllokotit dhe të disa komunave në Anamoravë, por edhe Shtërpca ka ingjerenca komunale që pengojnë rrjedhën e punës në organet qendrore të Kosovës.

Megjithatë, Veriu i Kosovës prin në këtë drejtim, që sot për shtetin e Kosovës është territor i pakontrollueshëm në aspektin e sigurisë fizike dhe të lirisë së lëvizjes.

Veriu i Kosovës është pa qasje nga organet e Kosovës edhe në inkasimin tatimor dhe fiskal. Madje, komoditeti i komunave serbe në Veri shkon deri te pika sa shteti i Kosovës ua paguan rrymën serbëve të atjeshëm!

Sidoqoftë, Kosova deri më tani ka qenë e pafuqishme ta shtrijë autoritetin qeverisës në rikthimin e popullatës shqiptare në pronat e veta legjitime dhe të pengojë ndërtimet e lagjeve të tëra, e që financohen nga Serbia.

Kosova ka qenë deri më tani pa autoritet në përballje edhe me strukturat paralele të bandave serbe, e që operojnë në Veri me përkrahjen e “Listës Serbe”, e cila punon sipas direktivave të Beogradit.

Andaj, është koha e fundit që Kosova ta vendosë në Veri një kazermë policore, me forcë adekuate, që edhe në këtë pjesë të Kosovës të luftohet krimi i organizuar.

Në anën tjetër, prania e përhershme e policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, do të reflektojë me identifikimin e plotë të kriminelëve dhe të të gjithë banorëve në Veri. Safet Krivaça /Kosovarja/


POSTIME TË NGJASHME

Opinione

Pse Kurti s’ka ndjenja ndaj popullit?

1 muaj më parë
Opinione

Pse në Kosovë gjithçka po shkon llugë?

4 muaj më parë
Opinione

Florian Dushi: Shuplaka Kushtetuese

6 muaj më parë
Opinione

Ç’thotë babai i 23 fëmijëve?

1 vit më parë
Opinione

Çka përfitoi politikisht Albin Kurti nga SHBA-të?

1 vit më parë
Opinione

Hekuran Murati duhet ta ndërrojë dioptrinë e pamjes!

1 vit më parë
Postimi tjetër

Kandiq: Vuçiq dhe Brnabiq po i gënjejnë serbët në Kosovë

“Është askushi për mua”, Antonela bën deklaratën e papritur për Mevlanin

"Shkatrruan gjithçka, morën çantën time", Shakira tregon si u sulmua nga dy derra të egër në një park

TË FUNDIT

Përfundon seanca e sotme plenare

14 minuta më parë

Kuvendi i Kosovës e ka përfunduar seancën e sotme. Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk...

Lorenc Hasrama qënka fejuar në fshehtësi: Vajza e zemrës tashmë ka një unazë në gisht

36 minuta më parë

Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama i ftuar në “Wake Up” ka pranuar se është në një lidhje dashurie. Ai la...

Ushqimet që shkaktojnë probleme me hormone në trupin tuaj

37 minuta më parë

Problemet me hormone janë nga ato gjendje të cilat trupi i përkthen në shenja të menjëhershme. Këtu mund të përmendim...

Ky krevat rregullohet automatikisht, 3 sekonda pasi ngrihesh

41 minuta më parë

Me sa duket, paska një zgjidhje për të gjithë dembelët, që përtojnë ta rregullojnë krevatin, pasi zgjohen nga gjumi. Krevati...

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

46 minuta më parë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Z.V. për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. “Prokuroria...

Veprimet e meshkujve që i bëjnë femrat të ‘shkrihen’ pas tyre

48 minuta më parë

Besnikëria, besueshmëria dhe sinqeriteti janë ndër karakteristikat më të dëshirueshme te çdo mashkull, Fatkeqësisht, këto trajta vështirë se vërehen herën...

MË TË LEXUARAT

Vajza tregon se si nena e saj humbi jeten ne makinerin e mishit ne Greqi

Learta nuk është dukur kurrë më bukur në një dasëm

Të shtëna me armë në kampusin universitar, pesë të lënduar

Cilat janë shenjat e horoskopit me më shumë fat?

​Kanceri i gjirit nuk po kursen as moshat e reja

Për këto shenja të Horoskopit muaji më i mirë do të jetë tetori

Ylli i “Harry Potter”, Bonnie Wright bëhet nënë për herë të parë

E rëndë në Itali, 35-vjeçarja shqiptare vritet me plumb në kokë teksa po kthehej nga puna, la pas dy fëmijë

Kurti u bën publicitet pamjeve që i publikuan ministri dhe drejtori i policisë: Terroristët u stërvitën në bazat brenda Serbisë

Mes lotësh Ueda tregon historinë e dhimbshme që ka përjetuar në fëmijëri

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist