Albin Kurti, në vitin 2006, atëkohë aktivist politik, vendoste fletëpalosje me fotografitë e liderëve politikë dhe titullin “I KËRKUAR – I VDEKUR OSE I GJALLË” në Prishtinë.
Kurti dhe ndjekësit e tij ishin kundër negociatave të drejtpërdrejta me Serbinë për të ardhmen e Kosovës që filloi në 20 shkurtin e 2006-ës, në Vjenë.
Delegacioni i Kosovës përbëhej nga ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ish-kreu i partisë “Ora”, Veton Surroi, ish-ministri Lutfi Haziri, ish-presidenti Fatmir Sejdiu e ish-kryeministri Bajrami Kosumi dhe ish-kryeparlamentari Nexhat Daci.
Ishin këta të fundit që pikërisht punuan që Kosova të shpallej shtet i pavarur dhe demokratik përmes negociatave në kryeqytetin austriak, ku diskutohej statusi i vendit tonë.
Por, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje thoshte se çmimi për kërkimin e tyre “të gjallë apo të vdekur” është “shpëtimi i Kosovës”.