Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konfirmon Çekia: Jemi afër kompromisit për liberalizim të vizave më 1 janar të 2024-ës

nga Revista Kosovarja

Sot është mbajtur një takim i këshilltarëve në Bruksel për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërkaq nga Presidenca çeke bëjnë të ditur për Telegrafin se janë afër kompromisit që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar 2014.

Mbi artikull

Data 1 janar 2014 ishte kërkesë e Spanjës, ndërkaq paraprakisht, Republika e Çekisë e cila aktualisht udhëheq Presidencën gjashtëmujore të BE-së kishte kërkuar që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Një kërkesë e tillë e Spanjës kishte ardhur me arsyetimin se çështja e liberalizimit të vizave nuk dëshiron të jetë në agjendë në kohën sa me Presidencën e BE-së udhëheq Spanja, vend ky që nuk e sheh shtetësinë e Kosovës. Spanja do të udhëheqë me Presidencën e BE-së nga korriku deri më 31 dhjetor 2023.

“Jemi shumë afër një kompromisi në Këshill për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Data me të cilën punojmë është aktualisht 1.1.2024. Kjo është gjithçka që mund të lëshojmë aktualisht”, thanë për Telegrafin nga Presidenca çeke.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe, pak më parë përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. REL merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel. /Telegrafi/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]