fbpx

Konsiderohet si shenja më ambicioze e zodiakut, e dini si është si prind dhe partner Bricjapi?

nga Revista Kosovarja

Në pamje të parë Bricjapët duken të ftohtë kur ju arrini të fitoni vërtet besimin e tyre, mund të jenë tepër të ndjeshëm. E marrin jetën kaq seriozisht vetëm sepse kujdesen për njerëzit që duan dhe nuk dëshirojnë t’i vendosin në rrezik.

Si prind: Prindërit që u përkasin shenjës së Bricjapit mund të jenë të vrazhdë dhe shumë kërkues! Por ndërsa ata kanë tendencë të kërkojnë shumë, ata nuk i kursejnë vlerësimet kur fëmija i meriton këto të fundit. Ndonëse ata nuk janë kurrë me idenë se ‘prindi është shoku më i mirë i fëmijës’ krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata.

Si partner: Bricjapët pëlqejnë të festojnë çdo arritje të partnerit të tyre, dhe ata kanë tendencë të jenë shokë të vërtetë në dashuri dhe jetë. Në mënyrë private, ata mund të jenë tepër të ëmbël dhe shpesh duke marrë një rol kujdestar. Ata e duan traditën dhe ritualet, kështu që mos prisni që një partner Bricjap të jetë për aventura të çmendura ! Me kalimin e kohës mund të bëhen të parashikueshëm pasi nuk përpiqen të bëjnë gjëra të reja.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]