Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosovarët ia mësyjnë detit: Për 2 orë hyjnë 8 mijë persona në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Pavarësisht pandemisë me COVID-19, kosovarët nuk po i pengon kjo aspak, këta të fundit kanë vendosur fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar.

Mbi artikull

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë në Shqipëri dhe më pas për t’iu drejtuar bregdetit.

Mëngjesin e sotëm janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ku nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00 kanë hyrë rreth 8 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë. Ky fluks i lartë ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar, pikërisht për të shmangur radhët në kufi.

Përveç makinave personale, vihet re edhe një numër i lartë i autobusëve, të cilët respektojnë kushtet dhe masat anticovid.

Moneytizer Paragrafi 4

Më poshtë keni disa foto të realizuara nga “Shqiptarja”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]