fbpx

Kosovarja e suksesshme me biznesin për shitjen e diamanteve në Dubai Opera

nga Revista Kosovarja

Javën e kaluar në tetarin Dubai Opera u mbajt njëri ndër eventet më të mëdha, në të cilin kishte një numër të madh të pjesëmarrësve, në mesin e të cilëve edhe tenori i madh, Placido Domingo.

Por krah tij, si në shumë organizime të tjera që mbahen kudo në botë, pati edhe kosovarë.

Ndër ta ishte biznesmenja Mimoza Feka – Hyseni së bashku me bashkëshortin e saj, Semin, po ashtu biznesmen, të cilët ishin në mesin e shumë figurave të artit e kulturës.

Mimoza, udhëheq biznesin e saj për shitjen e diamantëve e stolive me diamante në tregun online përmes faqes se saj “Mimoza Diamonds”.

Suksesi i saj tashmë është vulosur edhe me shitjen e qindra produkteve, që kanë vlerë nga 300 euro deri në 500 mijë euro.

Padyshim se ajo nuk do të mungonte në këtë ballo, pasi target i klientelës së saj janë edhe zonat arabe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]