fbpx

KQZ-ja mblidhet sot, pritet miratimi i afateve të aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale 2025

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot, në orën 15:00, mbledhjen e parë zyrtare pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale për vitin 2025.

Në këtë takim, pritet që KQZ-ja të miratojë kalendarin me afatet e veprimtarive zgjedhore për organizimin e zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale. Zgjedhjet do të mbahen më 12 tetor 2025.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga vetë KQZ-ja.

Pikat e rendit të ditës:

2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes së KQZ nr. 30, 31, 32 dhe 33/2025;

3. Raport i aktiviteteve të SKQZ dhe Zyrës;
4. Këshillat e KQZ;
5.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të aktiviteteve për Zgjedhjet Lokale, 12.10.2025;
5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Formulës për përbërjen e Komisioneve Komunale Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]